Më datë 14.05.2025 në ora 02.20, zyrtarët policorë nga
Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë,
kanë privuar nga liria personin B.P. (44) nga Ohri. Gjatë kontrollit
të komunikacionit në magjistralen Tetovë – Gostivar, në pikën e
pagesës rrugore Tetovë, është ndalur vetura e pasagjerëve
,,Audi” me targa të Ohrit, e drejtuar nga B.P., dhe pas masave të
marra është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit,
gjegjësisht në gjak i janë matur 1,54 promilë alkool. Ai është
larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisë
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza
nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të
pakujdesshme”.TS