Me datë 11.05.2025 në ora 16:45, zyrtarë policorë nga
Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor- Tetovë
kanë privuar nga liria personin K.V.(31) nga Tetova. Gjatë
kontrollit të kryer në komunikacion në rrugën ,,Iliria” në Tetovë,
kanë ndaluar veturën e pasagjerëve ,,Volksëagen Golf” me targa
të Tetovës, e drejtuar nga K.V., dhe pas masave të marra është
konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht i
është matur alkooli në gjak 2,16 promilë. Ai është larguar nga
qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisl dhe pas
dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni
297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.TS