Menjëherë pas takimit të mbrëmshëm me premierin Micko, vredistë të entuziazmuar nga ky takim nxituan si ato fëmijët qaramanë ta shpërpallin lajmin në media se e kanë “dëbuar” nga qeveria e koalicionit “tradhtarin” Taravari, i cili flirtonte me integristët dhe Ali Ahmetin pas kurrizit të tyre.

Por, ajo që ra në sy pas takimit është se premieri Micko nuk u deklarua për këtë “dëbimim të tradhtarit” nga radhët e qeverisë së koalicionit veç dekleratave entuziaste të krerëve të VREDI-t, të cilët i dhanë shqiptarëve sihariqin e madh me lajmin e mbrëmjes se Taravari është “përjashtuar” nga qeveria.

Mbrëmë vredistët nuk ngurruan ta “gozhdojnë” Taravarin si Judën tradhtar që kishte flirtuar me integristët fshehur tyre për interesa klanore dhe personale, ku nga mbrëmë ai ishte përjashtuar nga qeveria si një renegat brenda saj.

Kësisoj, telallxhinjt e VREDI-t nxitimthi shpallën të “përjashtuar” Taravarin nga qeveria pa e konfirmuar vendimin e premierit Micko nga ky takim se është dëbuar “tradhtari” apo jo nga radhët e qeverisë së koalicionit.

Tani e tutje mbetet për t’u parë dhe për t’u konfirmuar vendimi i kryekomitit Micko për këtë rast, nëse ai do t’i kënaq ankesat e qullashëve të VREDI-t që ta përjashtoj ASH dhe Taravarin nga qeveria apo do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku!

Medai Shaholli