Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Washington DC, kanë njoftuar autoritetet.

Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e lidhur me ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Hebre në kryeqytet, ka thënë për BBC-në organizatori i ngjarjes.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari, Elias Rodriguez.

Policia thotë se ai bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua dhe oficerët “do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin”.

Ambasada e Izraelit ka njoftuar se dy anëtarët e stafit janë qëlluar “nga një distancë e afërt” ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar është shprehur se është një “sulm terrorist tronditës”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se sulmi është i trishtë” dhe “i bazuar qartë në antisemitizëm”.