Pas deklaratës së kreut të ASH-së, Arben Taravarit për shkarkimin e kryetares së FRASH-it, Yllka Nuredini, ka reaaguar kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e saj.
Aleanca dhe FRASH nuk janë pronë që ndahet në zyrë me laps e letër, e as tokë private që jepet me qira për fushatë.
Është një besë kolektive që s’ka çmim dhe kush e shet, e ka shitur veten, jo Aleancën.
Mua nuk më solli pazari më sollën votat e 608 delegatëve.
Tani shtrohet pyetja: ju i kishit 608, apo ju mjaftojnë 6 veta?
Nuk kam ikur askund. Jam aty ku e dhamë fjalën: me shqiptarët dhe për shqiptarët, me rininë dhe për rininë.
Prandaj shkarkimet e paligjshme, me formate të shpikura, nuk e fshehin panikun tuaj prej një qëndrimi të drejtë.
Edhe ju, edhe unë e dimë se rinia e Aleancës jeton me atë betim të thjeshtë – KURRË ME BDI.
Pazaret me antipodin tonë bëjini në emra të përveçëm, jo në emrin e rinisë së Aleancës.
Dhe për fund Jo, Kryetar, Yllka nuk ka shkuar te askush. Yllka është Aleancë për Shqiptarët, sot e tetë vite.