Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët

Liria e mediave është shtylla e demokracisë, ndërsa kultivimi i saj është detyrim për të gjitha institucionet e shtetit. Ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave.
Ajo ka shtuar se në këtë drejtim komunikimi transparent, i përgjegjshëm dhe llogaridhënës i Qeverisë është garanci për të mbështetur punën e lirë dhe në interes publik të gazetarëve, si parakusht për media të lira dhe demokraci të konsoliduar.
“Si gazetare e dikurshme, sot si zëdhënëse e Qeverisë vazhdoj të jem në shërbim të kolegëve dhe përmes tyre edhe publikut.
Sot në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave dhe çdo ditë të vetme, shpreh respektin dhe mirënjohjen e pafund për secilin gazetarë!”, ka thënë Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.