Më 18.05.2025 në orën 21.35 në SPB Shkup është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një objekt hotelerie në lagjen Lisiçe të Shkupit. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve -Shkup. Ndërkohë, për shkak të djegies së dorës dhe thithjes së tymit, pronari i objektit, F.D. (32) është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Është kryer këqyrja e vendgjarjes.TS