Zv/kryeministri Mexhiti priti në takim përfaqësuesit e klubeve Arsimi, Bashkimi dhe Shkëndija-Haraçinë: Sporti na bashkon dhe na forcon si kolektiv

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka pritur në qeveri përfaqësuesit e klubeve Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi nga Kumanova, të cilët u ngjitën në ligën e parë të futbollit në Maqedoni, por edhe të Shkëndisë së Haraçinës, të cilët u bënë pjesë e ligës së dytë.
“Me kënaqësi mirëprita përfaqësuesit e klubeve Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi nga Kumanova për ngjitjen në Ligën e Parë, si dhe Shkëndinë e Haraçinës për kalimin në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. I përgëzova për këto arritje të rëndësishme dhe ju urova suksese të mëtejshme në sfidat e reja që i presin. U theksova se mbështetja institucionale për sportin dhe për klubet shqiptare do të jetë gjithmonë pjesë e angazhimit tim. Sukseset e tyre janë dëshmi se me punë dhe përkushtim, çdo komunitet mund të ngjitet më lart. Sporti na bashkon dhe na forcon si kolektiv. Kur jemi të bashkuar, nuk ka ligë që nuk e kalojmë, as sfidë që nuk e fitojmë!”, ka shkruar Mexhiti.