Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Eric Dier, do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Bundesliga.

Lexo edhe:
Një stadium i madh në Spanjë ‘pushtohet’ nga minjtë, ndalohet shitja e farave të lulediellit
“Kemi pasur bisedime me Eric për të vazhduar kontratën. Por, ai na ka informuar se nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe ne e kemi lënë të lirë. Ai është një djalë i shkëlqyer dhe kemi kaluar shumë mirë bashkë”, u shpreh Christoph Freund.

Dier fillimisht ishte huazuar nga Tottenham Hotspur në janar të vitit 2024, por gjatë verës nënshkroi kontratë me ekipin gjerman.

Mbrojtësi anglez ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Bayern Munchen, duke shënuar dy gola.

Ai ka mundësinë të fitojë titullin kampion të Bundesligas këtë sezon.