“10 shqiptarë të dënuar në Finlandë”/ Detaje nga operacioni i përbashkët: Bashkëvepronin 4 grupe, droga me postë

Prokurorët kanë zbuluar të tjera detaje nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finalandeze, të cilat kanë shkatërruar një grup kriminal.
Në një konferencë për shtyp, prokurorët u shprehën se transporti i drogës bëhej edhe me anë të postës apo me kamion, ndërsa janë evidentuar gjithsej katër grupe, të cilat bashkëvepronin ngushtë me njëra tjetrën.
Prokurori i Finalndës tha se mes 55 personave të dënuar atje, 10 janë shtetas shqiptarë.
“Transporti nga Holanda në Finlandë me kamion me targa dhe shofer polak. Konsumimi i amfetaminës është i lartë në Finlandë duke qenë se vendi i origjinës është Holanda. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 të dënuarit në Finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, ose me prejardhje shqiptare”.
“4 grupet bashkëpunonin me njëra tjetrën. Një grup tjetër nga shqiptarë vepronte vetëm në Finlandë. Ndërsa një grup tjetër, i drejtuar po nga shtetas shqiptarë, kishte si detyrë organizmin e trafikut të marijuandës nga Spanja në Finlandë me postë. Pas kthimit në Shqipëri e kanë vazhduar aktivitetin nga Shqipëria”.
Top Channel