Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.S. (22) nga f. Llabunishtë, rrethi i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.03.2024 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, nëpunësit policorë kryen kontroll në automjetin e pasagjerëve, të cilin e drejtonte, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.TS