Në kundërshtim me qëndrimet e djeshme kur dhe mori detyrën e re me propozim të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe përkrahjen e deputetëve të VMRO-DPMNE, Azir Aliu – gjatë mandatit të tij si Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë – ka propozuar heqjen e sistemit të balancuesit, një mjet kyç për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën publike.

Sipas dokumentit zyrtar të datës 11 korrik 2023, Qeveria e asaj kohe miratoi Strategjinë për Reformën e Administratës Publike 2023–2030 dhe Planin e Veprimit 2023–2026, ku thuhet qartë se “tejkalohet nevoja e aplikimit të mjetit balancuesit, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta.”

Ky propozim u bë pikërisht nga Ministria që drejtohej nga Azir Aliu. Në dokumentin zyrtar të Strategjisë theksohet: Parimi i qasjes së barabartë në çdo vend pune, parimi i ekspertizës dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të jenë parësor, ndërsa në fazën para marrjes së vendimit të përzgjedhjes, duhet të merret parasysh parimi i përfaqësimit adekuat, në këtë mënyrë tejkalohet nevoja e përdorimit të mjetit të quajtur ‘balancues’.”

Pra, pikërisht Azir Aliu ka qenë nismëtar i këtij ndryshimi, duke propozuar zyrtarisht përjashtimin e balancuesit nga praktika institucionale.

Deklaratat e tij nga ajo kohë e konfirmojnë këtë drejtim politik: “Sipas meje, gjatë kësaj periudhe tranzitore, sistemi i meritës duhet të jetë në vend të parë… Ne duhet të ecim në atë drejtim, për hir të vetes, ne jetojmë këtu”.

Në të njëjtën linjë, heqja e balancuesit u përfshi më vonë edhe në Programin “Platforma 1198” të VMRO-DPMNE-së, e cila e bëri heqjen e balancerit një kusht për partneritet qeveritar.

Azir Aliu nuk mund të paraqitet sot si mbrojtës i balancusit, kur dokumentet dhe qëndrimet zyrtare tregojnë se ai ka qenë një nga propozuesit e drejtpërdrejtë të eliminimit të tij, duke hapur rrugë për një administratë publike pa garanci për përfaqësim të drejtë të komuniteteve.

Për fund, tani që Aleanca është jashtë qeverisë, pyesim liderët e “VLEN-it”, kush po ju pengon të sillni në Kuvend Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Tani që kaluan gati një muaj nga largimi i ASH-së nga qeveria, ranë edhe pretendimet e
Kasamit dhe Mexhitit– se kinse Arben Taravari ka vonuar miratimin e ligjit të ri. Në komision janë dy zëvendëskryeministrat, Arben Fetai dhe Izet Mexhiti, le të tregojnë ata se deri ku ka arritur procesi.

Dhe nëse sërish nuk e thonë të vërtetën para shqiptarëve, po e themi ne: VMRO-DPMNE është faktori real që po stagnon ligjin për përfaqësim të drejtë.
Po nuk e thonë dot këtë, sepse sot janë bërë vegël e saj politike – një zgjatim pa legjitimitet, që nuk përfaqëson më interesin shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët

https://www.slobodnaevropa.mk/a/aliu-balanserot-za-etnichki-vrabotuvanja-treba-da-se-zameni-/32809115.html
https://vladahttps://youtu.be/rz-eiEis6O8?si=drViSr2ptKx9Hv8R.mk/node/34543