Më 26.06.2025 në orën 11:00 të paradites në SPV Shkup, një 23-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se një person i panjohur i ka keqpërdorur të dhënat e tij personale dhe gjatë vitit 2021 ka marrë dy kredi nga një kompani financiare në emrin e tij. Më 24.06.2025, ai ka marrë një letër nga një përmbarues në adresën e tij të shtëpisë për një borxh të papaguar në shumën prej 80.758 denarësh, me ç’rast ka kuptuar se është kryer mashtrim. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS