Më 10.06.2025 në orën 13:40, oficerët e policisë së SPV Kumanovës privuan nga liria S.N. (37) nga fshati Lojan, komuna e Likovës. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS