9 shkurti ishte data kur qytetarët iu drejtuan kutiave të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Mirëpo edhe pas katër muaj që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, vendi ende nuk ka institucione të konstituuara dhe nuk duket as afër ta kalojë krizën politike.

Që nga data 15 prill e deri më sot, kuvendi është mbledhur pothuajse 30 herë për ta konstituuar veten, por pa sukses.

Fillimisht pati probleme për verifikimin e mandateve por kjo u kalua shpejt.

Ngecja kryesore erdhi te propozimi i VV-së për kryetare të kuvendit, ku ministrja-deputete Albulena Haxhiu u refuzua disa herë nga deputetët.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, VV e ndërroi taktikën duke mos e vënë emrin e saj si propozim, por duke kërkuar votim të fshehtë. Meqë komisioni për votim të fshehtë asnjëherë nuk e mori shumicën e thjeshtë të votave, kuvendi ka ngecur aty.

Sot mbahet seanca e 29-të me radhë për konstituimin e kuvendit dhe nis nga ora 11:00./Indeksonline/