SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.G. (50) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Në mars të vitit 2024, i denoncuari me një person nga Tetova është marrë vesh që të blejë një automjet pasagjerësh për shumën prej 2,200 euro, ndërsa pagesa të bëhet për një muaj. Pasi e ka marrë automjetin, e ka rishitur te një person tjetër dhe e ka njoftuar të dëmtuarin se duhet së pari atij t’ia transferojë pronësinë e automjetit, dhe më pas do t’ia jepte paratë. Por, deri në kohën e denoncimit, ai nuk ia ka dhënë paratë personit.TS