SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër K.B. (50) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 04.02.2025 në Veles, nëpunësit policorë e kanë gjetur të denoncuarin duke i shitur drogë një personi tjetër, ndërsa më pas qe ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe ndaj tij personalisht, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kanabis.TS