Sot janë bërë 7 vjet që kur legjenda e futbollit, Fadil Vokrri u nda nga jeta.

Në përvjetorin e shtatë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jerome Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i Vokrrit, transmeton Klankosova.tv.

“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar. I përjetshëm kujtimi për Legjendën!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume