Modelja e njohur Adrola Dushi është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kryesisht për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Capital T.

Megjithëse dyshja tregohen të rezervuar dhe diskrete në rrjetet sociale, detajet e vogla dhe momentet që ndajnë nuk kalojnë pa u vënë re, duke treguar qartë dashurinë dhe respektin e thellë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Adrolën e kemi parë në disa pamje ku shfaqet me fustan nusërie, një detaj që nuk ka kaluar pa bërë bujë tek ndjekësit e saj. Ata nuk kanë hezituar të sugjerojnë se ky mund të jetë një sinjal i fortë që modelja do të bëhet nuse shumë shpejt.

Megjithatë, Adrola deri tani nuk ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve dhe spekulimeve, duke lënë hapësirë për dyshime dhe pritshmëri nga fansat e saj.