Skënder MULLIQI
Kemi mbetur duke i numeruar dështimet për formimin e organeve të reja të shtetit.Dhe,pse kemi mbetur duke i numëruar?Sepse politikën në Kosovë që shumë kohë po e drejtojnë miopet të pazotet dhe profiterat, të cilët janë bërë pasanikë në kurriz të popullit.Punët politike dhe të zhvillimit ekonomik, në vend të përmirësimit degraduan.Me duket se populli detyrimisht duhet te marr fatin në duar të veta.Të zgjedhurit e pas luftës për ta drejtuar politikën dhe organet e pushtetit ekzekutiv, u treguan se janë klane të interesit, se janë njerëz të cilët rasësisht i kan hy profesionit të politikës.Këta nuk din së çka është shteti dhe çka don të thotë pushteti.Këta kan ditur të vjedhin dhe plaqkisin mundin dhe djersën e popullit pa asnjë mëshirë.Këta janë fajtorët kryesor pse ne Kosovën e pas luftës lulëzuan krimi,korrupcioni dhe klientelizmi enorm.Kan uzupruar çdo pore e jetës dhe çdo sistem.Kan stopuar zhvillimin ekonomik, kan stopuar investimet dhe investitorët e jashtëm shumë të nevojshem për zhvillim dhe përparim të vendit.Na kan lënë mbrapa botës së përparuar.Të metet e kastave politike janë aq të mëdha sa vështirë është edhe të numerohen të gjitha.Nuk kan lidhje së çka është shtetëndërtnmi dhe mirëqenja.Kan larguar ajkën e kombit që mos t ë inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike të vendit.Kosova ka mbetë peng i përçarjeve të brendshme politike.Mua me duket se një Qeveri e Unitetit Kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë për të përmbyllur shtetësinë e Kosovës, dhe për të forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar. Pse? Klasa e vjetër politike nuk po i lëshon rrugë klasës së re politike më active dhe më përparimtare.Nuk po tejkalohen interesat partiake për hir të interesave shtetëtore.Çka të thëmi më shumë kur nuk mund të tajkalohen ndasitë për diqka shumë të vogël , siq është zgjedhja e kryekuvendarit as për herën e 25-të!Albulena Haxhiu më duket mua se nuk i ka bërë sherr Atdheut më asgjë.Pushtetet që u ndërruan, deri në pushtetin e fundit nuk u vunë në shërbim të duhur të qytetarëve , por qytetarët u vunë në shërbim të pushteteve!Shteti në sistemin demokratik nuk keqëpërdorët ! Në anën tjetër këto parti që i kemi seriozisht kan filluar ta rrezikojnë ekzistimin e shtetit ?! Nuk ka krizë politike dhe institucionale që nuk përjetuam deri më sot ,dhe atë pa asnjë zor. E kam thënë edhe më parë së pushtetet e deritashme ishin të formës piramidale! Po shihet së vendi ka nevojë për Qeveri të Shpëtimit Kombëtar .Ideja është për të formuar një qeveri që do të përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe e cila do të punonte vetëm për të mirën e qytetarëve.Mirë do të ishte që këtu të përfshihën ata që deshirojnë të kontribuojnë për përmirësimin e situatës politike e situatës ekonomike .Këta njerëz të cilët do ta drejtojnë shtetin të janë pa ngjyrime politike,por bënë punë edhe të partive politike , të cilët kan më punuar ndërshmërisht.Gjendja e tanishme tregon së situata pas shtyrjës kaq të gjatë për të formuar koalicionin, nga LVV e LDK ,që është përfolur në opinion ,nuk është e mirë, dhe nuk do të këtë përmisime që aq gjatë janë pritur, edhe nese ndodhë më në fund ky kolacion. Gjithëqka tashmë është zvetnuar, së u mor vesh së po bëhët garë për ndarjën e posteve pushtetare, pa ndonjë seriozitët për shtetin dhe të ardhmën e tij. Po injorohet gjendja politike dhe interesi nacional, u injorua vota e sovranit, po injorohet gjithqka që është pozitive për Kosovën e vogël dhe të varfër! Kjo pa ndjeshmëri e kësaj gjendje shoqërore ,është duke na kushtuar tepër shumë. Formimi i qeverisë të shpëtimit kombëtar është me të vërtetë rrugëdalje me duket mua. Do të mund të tregonte rezultatet e para brenda disa muajve, duke organizuar edhe reformën zgjedhore si para pregatitje për zgjedhjet e reja. Është thjeshtë e pabesueshme së si është qeverisur më vendin për këto 20 vite. Ka me siguri njerëz në këtë vend të cilët janë në gjendje të krijojnë një model të ri të qeverisë dhe të dalim nga kjo krizë politike, por edhe institucionle që ka mbërthyer Kosovën më së keqi…