Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, publikoi një mesazh në platformën e rrjeteve sociale X, ku paralajmëroi përshkallëzimin e konfliktit, duke deklaruar:
“Në emër të Haidarit fisnik, beteja fillon.”
Haidar është një nga emrat e Aliut, të cilin myslimanët shiitë e konsiderojnë si imamin e parë dhe trashëgimtarin legjitim të profetit Muhamed, sipas CNN.
Në një postim të veçantë në gjuhën angleze, gjithashtu në platformën X, Khamenei tha:
“Duhet t’i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist. Nuk do të tregojmë mëshirë ndaj sionistëve.”
Deklaratat e Khameneit u publikuan në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur video të raketave që pretendohet se po lëvizin nga drejtimi i Iranit mbi qytetin Hebron në Bregun Perëndimor.