Ajatollahu reagon pas sulmeve në Katar/ ‘Nuk i kemi bërë dëm askujt, nuk pranojmë asnjë lloj agresioni’

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar pas deklaratave të Katarit fqinj për sulmet ndaj bazës amerikane.
Khamenei theksoi se Irani nuk i ka dëmtuar asnjë shtet, dhe shtoi se nuk do të pranojë asnjë lloj agresioni.
“Irani nuk i bëri dëm askujt. Por nuk do të pranojmë asnjë lloj agresioni, në asnjë rrethanë. Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo është logjika e kombit iranian.” tha ai.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pas sulmit ndaj pozicioneve ushtarake amerikane në Katar.
Sipas autoriteteve iraniane, ky ishte një reagim i kufizuar dhe ‘hakmarrës’ ndaj bombardimeve amerikane, dhe jo një hap drejt përshkallëzimit të plotë të luftës.