Më 11.06.2025 rreth orës 16.30, në SPB Shkup u denoncua se në kryqëzimin e rr. “10”, rr. “12”, rr.”Finska” dhe rr. “Proletna ofanziva” në Shkup ndodhi një aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “folksvagen golf” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga Sh.M. (46) nga f. Konjarë e Poshtme, rrethi i Shkupit dhe një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.P. (29) nga f. Indxhikovë, Shkup. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi F.P., ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja e tij V.P. (50) nga f. Inxhikovë, rrethi i Shkupit, të konstatuara në në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.TS