Sot (24.06.2025) rreth orës 00.30 në SPB Kumanovë u denoncua se në rrugën “523” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Folksvagen Golf” me targa regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga N.M. (26) nga f. German, komuna e Rankovcës, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore pësuan shoferi dhe bashkudhëtarja 15-vjeçare, ndërsa lëndime trupore pësuan bashkudhëtarja 14-vjeçare dhe bashkudhëtari 16-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Kumanovë.TS