Më 26.06.2025 rreth orës 23 në SPB Veles është denoncuar se në rrugën “Vardarska” në Veles, një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa regjistrimi të Velesit, i drejtuar nga T.B. (21) nga Velesi, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi shoferi, ndërsa lëndime trupore pësuan bashkudhëtarët e tij A.D. (20), Sh.R. (19) dhe një bashkudhëtare e mitur, të gjithë nga Velesi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Veles.TS