Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Bëhet me dije se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjeksore drejt Tiranës.

Ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi:

Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.