Më 29.06.2025 në orën 07.06 në NJPB Koçan është denoncuar se në rrugën magjistrale Dellçevë-Shtip, në afërsi të kryqëzimit “Komposarë”, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Reno Trafik” me targa regjistrimi të Koçanit, pronë e Institucionit të shëndetit publik Vinicë, i drejtuar nga B.S. (63) nga f. Jakimovë, rrethi i Vinicës, dhe një mopedi “Tomos” me targa regjistrimi të Shtipit, i drejtuar nga L.P. (72) nga vendbanimi Orizarë, rrethi i Koçanit. Në aksident në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësi i mopedit, ndërsa nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë mjekësore ishte konstatuar vdekja.Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu prokurori publik dhe ekipi NJPB Koçan.TS