Më 18.06.2025 rreth orës 09.00 në SPB Shkup ishte denoncuar se në rr. Lisiçe e Epërme në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh ,,Mercedes’’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.S. (59) nga Shkupi dhe një automjeti transportues ,,Citroen’’ me targa regjistrimi të Prilepit, i drejtuar nga V.T. (26) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtarja në automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes’’, Zh.S. (56), ndërsa të dy shoferët pësuan lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave ,,Nënë Tereza’’ në Shkup dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ,,Sh. Naum Ohridski’’ në Shkup. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Shkup.TS