Profesori universitar dhe ish-kryetari i Komunës së Studeniçanit, Alaudin Zeqiri, pritet të rikthehet në garën për kryetar komune. Sipas burimeve të PressOnline, ai do të jetë kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për këtë komunë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Zeqiri është një emër i njohur për opinionin, jo vetëm për shkak të përvojës së tij të mëparshme si kryetar komune, por edhe për angazhimin e tij akademik si profesor universitar. Rikthimi i tij në garë shihet si përpjekje e BDI-së për të mobilizuar bazën tradicionale në këtë komunë, në një kohë kur sfidat politike në nivel lokal janë shtuar.
Ndonëse kandidatura ende nuk është zyrtarizuar nga partia, burime të afërta me strukturat e BDI-së thonë se emri i Zeqirit gëzon mbështetje brenda partisë dhe se ai pritetr të shpallet publikisht në javët në vijim.