Të premten, më 20 qershor 2025, Michalis Rokas, Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, do të vizitojë Komunën e Kriva Pallankës si pjesë e një iniciative informimi që synon të sjellë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit më afër qytetarëve të vendit.
Vizita do të fillojë me takime midis Ambasadorit Rokas dhe Kryetarit të Komunës Sashko Mitovski, si dhe me Këshillin Komunal. Në takime, do të bisedohet për përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe ndikimin e dukshëm të ndihmës së BE-së në jetën e përditshme në rajon.
Media ftohet të mbulojë deklaratat e Kryetarit të Komunës Mitovski dhe Ambasadorit Rokas në orën 13:30 në ndërtesën komunale të Kriva Pallankës.
Pas takimeve, Ambasadori Rokas do të merr pjesë në një takim me të rinjtë në Europe House në Kriva Pallankë, i njohur si “vendi i brezit të ri”. Aty, Ambasadori Rokas do të bisedojë me anëtarët e këshillit rinor lokal dhe Ambasadorët e Rinj Europianë, duke përforcuar angazhimin e BE-së për fuqizimin e të rinjve në rajon.
Vizita do të përfundojë me përurimin e Parkut të Gjelbër në Kriva Pallankë. Parku, i projektuar për të promovuar biodiversitetin urban dhe për të ofruar hapësira rekreative për banorët, shërben si model për iniciativa të qëndrueshme të gjelbra në zonat urbane. Ky projekt është mbështetur nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar i financuar nga BE-ja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nën prioritetin 1: “Rajoni Kufitar më i Gjelbër”.