Ambasadori I Republikës së Shqipërisë Denion Meidani ka vizituar të mërkurën Komunën e Bërvenicës për të cilin ai e ka vlerësuar një hap domethënës drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me institucionet vendore dhe gjithë komunitetet e Maqedonisë së Veriut informon Tetovasot.
Meidani u shpreh se kjo ka qenë vizita e tij e parë zyrtare në Komunën e Bërvenicës
“Në takim miqësor me Kryetarin e Komunës, z. Jovica Ilievski, diskutuam mbi zhvillimin lokal, përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e kohezionit social e ndëretnike dhe rritjen e shkëmbimeve ndërinstitucionale që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët “ u shpreh ambasadori Meidani.
Ai tha se ka patur mundësinë të sheh nga afër disa prej projekteve që tashmë janë realizuar dhe që tregojnë përkushtimin e autoriteteve lokale për të çuar përpara një agjendë zhvillimi gjithëpërfshirës dhe realiste.
“Diplomacia jonë nuk është vetëm për protokoll. Ajo nis me dialog dhe konkretizohet aty ku ka ide, vullnet dhe punë në terren” deklaroi Meidani.Tetovasot