Kosova është në rrezik jo për shkak të mungesës së ndihmës, por për shkak të mungesës së ndërgjegjes. Nëse në vitin 1999 shteti ndërtohej me armët e NATO-s, sot ai rezikohet me soft-power-in e rrjeteve të infiltrimit që kanë gjetur aleatë të përkryer brenda vetë politikës, akademisë dhe mediave të Prishtinës.
PARTITË E INFILTRUARA DHE LIDHJET E TYRE ME RRJETET E HUAJA
Lista Serbe – krahu zyrtar i Beogradit në veri, por jo i vetmi
Të gjithë e dinë që Lista Serbe është një instrument direkt i Vuçiqit dhe shërbimeve serbe, por ajo tashmë ka krijuar bashkëpunime të heshtura me segmente brenda partive shqiptare, përmes projekteve të përbashkëta ekonomike dhe tenderëve të infiltruar.

Partitë tradicionale: PDK dhe AAK

Disa fraksione të vjetra brenda PDK-së, të lidhura me bizneset e dyshimta energjetike dhe tenderët e mëdhenj me kompani serbe e sllovene, janë përmendur në raporte të brendshme diplomatike perëndimore si hallka që kanë mundësuar penetrimin ekonomik të rrjeteve serbe dhe hungareze në Kosovë.

Ndërkohë, AAK, në përpjekje për të mbijetuar politikisht, është akuzuar nga disa ekspertë për afri me struktura pro-Orbanit në Budapest, që e përdorin këtë parti për të stimuluar rritjen e nacionalizmit emocional, por jo të funksionalizmit shtetëror.

Nisma Socialdemokrate dhe struktura të dorës së dytë
Nisma, ndonëse e vogël në dukje, ka qenë e përmendur si një derë hyrëse për rrjete sllave financiare, përmes fondeve të OJQ-ve dhe organizatave të “zhvillimit” që janë të regjistruara në Beograd e Novi Sad. Këto struktura përdorin individë me lidhje të vjetra në Prizren dhe Ferizaj.
ANALISTËT E “NEUTRALITETIT” QË SHËRBEJNË AGJENDA TË HUAJA
Një pjesë e analistëve të shpeshtë në media dhe debate publike, që paraqiten si “kritikë të pavarur”, në fakt janë të lidhur me rrjete diplomatike të huaja që synojnë të dobësojnë orientimin e Kosovës drejt SHBA-së dhe NATO-s.
Këta analistë promovojnë:
Narrativa që relativizojnë krimet e Serbisë,

Skenarë të “marrëveshjeve të dhimbshme” si zgjidhje të vetme, që në thelb paraqesin një formë të dobësimit të shtetit.

Sulme të drejtpërdrejta ndaj ambasadave perëndimore në Prishtinë, përmes frazave të koduara të tipit “ne nuk kemi më miq, vetëm interesa”.
Shumë prej tyre janë të financuar nga fondacione të huaja që veprojnë përmes OJQ-ve të ashtuquajtura zhvillimore, por që në fakt mbartin agjenda destabilizuese, në shërbim të Kinës, Rusisë ose qendrave radikale të rajonit.

OJQ-të E MASKUARA SI ZHVILLIMORE, POR ME AGJENDA HIBRIDE
“New Perspektiva” dhe “Dialogue for the Future”, janë ndër platforma që financohen nga qarqe të lidhura me Zyrën për Kosovë dhe Metohi në Beograd, duke përdorur fonde të përbashkëta me projekte të BE-së.

Disa portale të reja në Prishtinë, që shfaqen si “progresiste” dhe “të pavarura”, janë të mbështetura nga linja të soft-power-it hungarez dhe rus, të cilat e kanë për qëllim çarjen e opinionit publik dhe shtyrjen e politikave të neutralitetit aktiv.

SHBA-ja është ende këtu. Ajo po vëzhgon, po vlerëson dhe po pret. Dhe kur të vijë koha, nuk do të shpëtojë më politikanë, por vetëm institucione që mbrojnë sovranitetin e Kosovës.

Nëse nuk pastrohet politika, media dhe shoqëria civile nga këto agjenda hibride, atëherë:
Nuk do të kemi më një shtet, por një territor të kontrolluar nga “bijtë e tradhtisë”, të stërvitur në gjuhën e neutralitetit, por të paguar në monedhën e destruktivitetit.

Në këtë kontekst, mos luani me durimin e Amerikës. Toleranca strategjike që ajo ka treguar ndaj Kosovës nuk është pafund. Kosova duhet të ngrihet dhe të pastrojë vetveten nga rrjetet që po e dëmtojnë më shumë se sa çdo armik i jashtëm.