Për të dytën ditë radhazi, aplikacioni mobil “TVSH-ja Ime” po përballet me ndërprerje në funksionim. Edhe sot, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftuan se bëhet fjalë për probleme teknike dhe se ekipet teknike janë duke punuar intensivisht për të rikthyer funksionalitetin e plotë të aplikacionit.

“Informojmë qytetarët se, sipas nenit 6 të Ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizikë, kuponët fiskalë mund të skanohen brenda një afati prej 10 ditësh nga data e lëshimit. Kjo do të thotë se të gjitha kuponët brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni ‘TVSH-ja Ime’ të jetë sërish funksional”, njoftuan nga DAP.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për durim dhe sigurojnë se të gjitha kuponët e vlefshëm do të mund të përpunohen pa humbje.