Arben Fetai, zëvendëskryeministër i është kundërpërgjigjur Arben Taravarit një ditë më pas kur ky i findit nga Gostivari e ftoi të merr pjesë në garë zgjedhore dhe nëse i merr 1000 vota ai do tërhiqej nga politika shkruan Tetovasot.
Fetai madje i ka kërkuar Taravarit të tërhiqet sa nuk është turpëruar pakthyeshëm!
Postimi i plotë i Arben Fetait:
Adash, ke mbetur vetëm!
Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë.
Por kjo s’është më çështja. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ti për politikën shqiptare.
Çështja e vërtetë është tjetër: për 22 vjet, BDI kultivoi një kulturë përçarjeje, shpifjesh dhe pazarllëqesh. Ti jo vetëm që s’e kundërshtove, por e përqafove me gjithë zemër. Dhe për këtë, s’të dhembi as ideali, as aktivistët, as shpresat që dikur t’i besuam.
Adash, s’është sfidë as forcë të mbledhësh 100 veta për një shfaqje komedie. Sfida e vërtetë është të mos e tradhtosh aktivistin e sinqertë të 107 mijë votave, të ruash konsistencën dhe fytyrën.
Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm!