Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, legjenda e muzikës shqipe, Armend Rexhepagiqi, është rikthyer fuqishëm me një album të ri, që vjen si një dhuratë për artdashësit dhe nostalgjikët e tingujve të tij të veçantë.

Albumi mban titullin “Dashni e Vjetër” dhe përfshin gjithsej shtatë këngë, të realizuara me një përkushtim të thellë artistik dhe me bashkëpunime të rëndësishme që nxisin emocione të thella që në dëgjim të parë.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me autoren e njohur Aida Baraku – bashkëshorte dhe partnere artistike e Rexhepagiqit – e cila ka shkruar tekstet e të gjitha këngëve të albumit, ndërsa orkestrimi, incizimi, miksimi dhe masterizimi është bërë nga producenti i mirënjohur Darko Dimitrov në studion “Dimitrovi”.

Albumi përfshin këto këngë:

1. “Dashni e Vjetër”
Muzika: Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi
Teksti: Aida Baraku
Klarinet: Ardit Ibrahimi – incizuar në “DuoBass Records”

2. “Kutia e Zezë”
Muzika dhe teksti: Aida Baraku
Zërat përcjellës: Adelina Thaçi, Buzuki: Astrit Stafaj

3. “Boll m’ke dalë”
Muzika dhe teksti: Aida Baraku
Orkestrimi: Darko Dimitrov Inc, miks dhe master: Darko Dimitrov – studio “Dimitrovi”

4. “Dyfish ma pak”
Muzika: Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi
Zërat përcjellës: Adelina Thaçi, Endrit Rexhepi, Sokol Latifi

5. “S’o dashni”
Muzika: Armend Rexhepagiqi
Zërat përcjellës: Endrit Rexhepi, Sokol Latifi

6. “Ma ke n’alë”
Muzika: Armend Rexhepagiqi
Violinë: Robert Bilbilov

7. “Krejt Prishtinën për Ditëlindje”
Muzika: Armend Rexhepagiqi
Harmonika: Endrit Rexhepi

“Dashni e Vjetër” është një rikthim i fuqishëm, i përshkuar nga dashuria, kujtimet dhe reflektimi, që dëshmon se zëri dhe stili unik i Armend Rexhepagiqit mbeten të papërsëritshëm edhe pas dekadash. Albumi është një kombinim mjeshtëror i ndjeshmërisë poetike me muzikalitetin e lartë – një dëshmi se arti i vërtetë nuk njeh kohë.

Ky projekt i ri është pritur me entuziazëm nga publiku dhe pritet të zërë vendin e merituar në historinë e muzikës shqiptare.