MPB njofton se më 13.06.2025, rreth orës 23:30, në kryqëzimin e rrugëve “Lubotenska” dhe “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tetovë arrestuan me forcë R.K. (37) nga fshati Poroj, pas informacioneve operative të marra për tregti të paligjshme me drogë.

R.K., duke drejtuar një automjet BMW, nuk e ndaloi makinën pas sinjalit të policisë, por shtoi shpejtësinë dhe u përpoq të arratisej. Gjatë ndjekjes, ai hodhi nga dritarja qese me një substancë të bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si drogë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Në atë moment, një polic qëlloi dy plumba paralajmërues në ajër, pas së cilës R.K. e ndaloi veturën, por filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj policëve. Për këtë arsye, ndaj tij u përdorën mjete për përdorim force – pranga.

U krye ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë paraqitja përkatëse.