Arrestimi i ish-pjesëtarit të NjSO për “Banjskën” në Serbi, Sveçla thotë se në 2023 s’ka qenë pjesë e Policisë

Para vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i VV-së, njëherit Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i pyetur për ish-policin e Njësisë Speciale të Kosovës, i arrestuar nga Serbia dy ditë më parë, tha se është Ministria e Punëve të Jashtme që po merret me rastin, shkruan Reporteri.net.
“Ministria e Punëve të Jashtme është në këtë angazhim”, tha Sveçla.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe kësi raste të mos ndodhin më”, shtoi ai.
Ai gjithashtu konfirmoi se s’ka qenë në vitin 2023 pjesë e Policisë së Kosovës.
/Reporteri.net/