Më 24/25.06.2025 në Shkup, në lokalitete të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria 23-vjeçaren D.Xh.S. nga Shkupi, si dhe M.M. (34) nga f. Xhepçishtë, rrethi i Tetovës dhe B.M.A. (40), Z.S.D. (46) dhe G.I.S. (47), të tre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.TS