Arrestohet 65-vjeçari nga Shkupi, kapet me 940 fishekzjarrë pa dokumentacion në autostradën Shkup-Veles

Më 03.06.2025, në orën 11:20, në stacionin e pagesës Sopot në autostradën Shkup-Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles arrestuan K.P.K. (65) nga Shkupi. Pas informacioneve operative të pranuara më parë dhe masave të ndërmarra, u krye kontroll në automjetin “Opel” me targa të Shkupit që ai po e drejtonte, me ç’rast u gjetën dhe u konfiskuan 940 fishekzjarrë për të cilët nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe për të cilin, pas verifikimeve të bëra, u konstatua se ka vendim për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë.
K.P.K. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij.