Më 12.06.2025 në orën 17.15 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.Sh. (46) nga Republika e Serbisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit në evidencën operative u konstatua se automjeti i pasagjerëve “Mini” me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, kërkohej nga Interpoli – Republika Federale e Gjermanisë. Automjeti u sekuestrua, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.TS