Më 17.06.2025 në orën 23:15 në një fshat afër Tetovës, oficerë policie nga Stacioni Policor i Tetovës e kanë privuar nga liria Sh.S. (45), duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 41-vjeçare në shtëpinë familjare në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.TS