Më 10.06.2025, në ora 20:00, në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në vendin e quajtur “Korea”, zyrtarët policorë nga Njësia Policore në Veleshtë pranë SPB Strugë i kanë ndaluar lirinë D.B. (60) nga fshati Piskupshinë, Strugë. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndalur një veturë “Zastava” me targa të Strugës, të cilën ai po e drejtonte, dhe pas masave të marra është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, konkretisht me 2.61 promilë alkool në gjak.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ai është përjashtuar nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik.”