Sonte në Tetovë u mbajt me sukses Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Forumit Rinor – Dega Tetovë, një moment i rëndësishëm për fuqizimin dhe riorganizimin e energjisë rinore brenda strukturave tona.
Ky Kuvend shënoi një hap të ri drejt konsolidimit të zërit të të rinjve në politikë dhe në shoqëri.
Përgëzojmë kryetarin e sapozgjedhur, Art Zylbeari, anëtarët e kryesisë së re dhe Komisionin Mbikëqyrës, duke ju uruar shëndet, suksese dhe përkushtim në rrugëtimin e përbashkët për avancimin e interesave të rinisë dhe për çuarjen përpara të vizionit tonë politik.
Rinia është motori dhe fryma e organizatës sonë!
Me vendosmëri, kreativitet dhe guxim, të rinjtë tanë do të jenë pjesë aktive në ndërtimin e politikave, ideve dhe veprimeve që sjellin ndryshim të vërtetë në shoqëri.