Shteti e ka për detyrë që të hartojë strategji kombëtare për zhvillimit të energjisë së paku për 20 vitet e
ardhshme, me një perspektivë që t’u ndihmohet subjekteve prodhuese që të mos ketë ndërpreje gjatë
proçesit prodhues,sepse do ju ritet kostoja e çmimit të njesive të prodhuara po ashtu dhe amvisërive,
shkollave të mos ngecin nga mësimi edhe institucioneve tjera shërbyese. Kjo duhet të formulohet si
dokumenti i parë programor i këtij lloji nga Qeveria.Nga mungesa e strategjisë energjetike kemi qenë
shpesh here në momente kritike,kur jemi përballur me luhatje të mëdha të tregut, krizë gjeopolitike
dhe të sigurisë, si dhe vështirësi ekonomike. Përgjigja jonë nga momentet e padëshiruara do të bëhet
ambicioze: përdorimi i burimeve tona dhe ulja e importeve, investime të mëdha në kapacitetet e
prodhimit të energjisë dhe në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, prodhimi vendas i pajisjeve,
digjitalizimi dhe teknologjitë kryesore, të gjitha në shërbim të sektorit të energjisë që ofron energji të
sigurt, të lirë dhe të pastër. Sipas oscilimeve të paqëndrueshme ka ardhur koha për të transformuar
burimet dhe inteligjencën tonë në fuqi ekonomike, siguri dhe konkurrueshmëri.Kështu që do të
ndërtojmë një të ardhme ku asnjë qytetar nuk do të vuajë nga varfëria energjetike dhe asnjë kompani
nuk do të duhet të mbyllë dyert e saj për shkak të kostove të larta të energjisë,.Strategjia kombëtare e
zhvillimit të energjisë përcakton drejtime të qarta për zhvillimin e sektorit, përkatësisht sigurinë
energjetike, energjinë e pastër, efikasitetin e energjisë, disponueshmërinë dhe konkurrueshmërinë
ekonomike, tregjet efikase, inovacionin dhe digjitalizimin. (Nga mungesa e digjitalizimit të plotë shpesh
ndodh që bie sistemi energjetik ndodh që tërësishtë një rajon të ngele disa orë pa rymë elektrike).
Nga ndryshimet klimatike kushtëzohet akumulimi i ujrave në akumuluesit artificial sepse mungesa e
ujrave e ngadalëson prodhimin e energjisë elektrike.Prodhimi i energjisë nga këto kapacitete prodhuese
është e dobishme për mbrojtjen e mjedisit ekologjik,Mbrojtja e mjediseve do të ketë dobi zhvillimi i
turizmit dhe mbrojtja e shëndetshme e populates.Investimet në prodhimin e energjisë elektrike nga
resurset ujore do t’a mbroje vendin nga emitimi i gazrave serrë vendi do ta marë epitetin e vendit
ekologjik.Vendi ynë nuk ka kapacitete për të prodhuar rymë nga elektranat me gaz apo me energji
bërthamore,konfiguracioni i vendit jep mundësi për shfrytzimin e resurseve ujore. Disa vite më herët
kishte mendime aproksimetrike me disa vende fqi që RMV,të hyjë në bashkinvestim në ndërtimin e një
elektrane bërthamore në rajon,ngeli vetëm si ide dhe dëshirë.
Nga programi strategjik energjetik deri në vitin 2040, Qeveria ka hartuar një program por i cilia nuk
është përmbajtsore dhe nuk parashef se si do të realizohet,aty vetëm ka disa analiza të paqarta pa e
qartësuar esencialishtë suksesin e programit energjetik tregohen vetëm disa shkase dhe nevoja për
energjinë.
Kemi hy në epokën ku energjia është kushti themelor për zhvillimin e shoqërisë si tërësi dhe kur
rathanat ndryshojnë deri në eskalime ushtarake,e nevojshme është që të themelohet “Ministria e
energjetikës dhe e zhvillimit ekonomik”.
Nexhat Bexheti