Të premten, një delegacion kinez, i udhëhequr nga Baima Chilin, drejtori i Shoqatës Kineze për Studimet e të Drejtave të Njeriut, përfundoi një vizitë 3-ditore në Greqi. Vizita synonte forcimin e shkëmbimeve mes dy palëve.
Gjatë vizitës nga 25 deri më 27 qershor, Baima Chilin mori pjesë në një simpozium ndërkombëtar mbi mençurinë e të drejtave të njeriut në qytetërimet klasike.

Të dyja palët diskutuan thellësisht për forcimin e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë mes qytetërimeve të Kinës e Greqisë . Palët shprehën gatishmërinë për të luajtur një rol aktiv në promovimin e shkëmbimeve dhe mirëkuptimit midis Kinës dhe Evropës në fushën e të drejtave të njeriut.