Kryesuesi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, tha se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale do të bazohet në kritere profesionale dhe input nga qytetarët.

“Kandidatët nuk do të vijnë nga pazaret e natës, por nga hulumtime, sondazhe dhe figura me kredibilitet”, theksoi ai.

Ai shtoi se përmes departamenteve të specializuara, fushata do të ndërtohet mbi baza profesionale, me fokus në nevojat reale të qytetarëve dhe me përfshirje të shoqërisë civile.