Bayern Munich po përgatit objektiva alternative, ndërsa ndjekja e tyre për sulmuesin spanjoll të Athletic Bilbaos, Nico Williams, përballet me konkurrencë të fortë nga Barcelona.

Nico Williams si duket ka zgjedhur të transferohet te Barcelona këtë verë, duke lënë Bavarezët në kërkim të objektivave tjera.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, nëse nuk arrijnë ta sigurojnë Williamsin, Bayern pritet ta zhvendosë fokusin te dy yje të Ligës Premier.

Bëhet fjalë për yllin e Brightonit dhe Japonisë, Kaoru Mitoma, si dhe sulmuesin holandez të Liverpoolit, Cody Gakpo.

Gjigantët e Bundesligës gjithashtu vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet rreth sulmuesit të krahut të PSG-së, Bradley Barcola dhe yllit portugez të Milanit, Rafael Leao, duke i mbajtur opsionet e tyre të hapura në afat kalimtar veror të ngjeshur.

Megjithatë, transferimi i secilit nga këta lojtarë do të kërkonte së paku 60 milionë euro.