“Nga paniku i humbjes së madhe që i pret në tetor, VLEN ka filluar të prodhojë lajme të rreme”, ka deklaruar shkurt për TS, Blerim Bexheti, duke hedhur poshtë zërat dhe spekulimet se do të largohet nga BDI nëse nuk e merr Sarajin.

Një foto që dëshmon fuqishëm bashkimin e BDI-së e ka ndarë edhe Emir Sulejmani bashkë me Blerim Bexhetin.
“Bashkë për çdo hap që na pret!!” ka shkruar Sulejmani për të treguar fuqinë dhe bashkimin e BDI-së.

Nga ana tjetër, sot kryesia e BDI-së ka mbajtur një takim përmbyllës për të finalizuar koalicionet për zgjedhjet lokale të tetorit. Siç mëson portali TS, pritet të formohet një koalicion fitues i gjerë mes BDI-së dhe dy ASH-jave. Në mbledhjen e kryesisë, të gjithë anëtarët janë shprehur njëzëri në favor të çdo forme bashkëpunimi me partitë tjera shqiptare opozitare.

Sipas sondazheve të fundit të brendshme, BDI në bashkëpunim me dy ASH-të pritet të fitojë mbi 90% të komunave shqiptare. Ndërkohë, Saraji vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm si për BDI-në, ashtu edhe për vetë Blerim Bexhetin.