Arben Fetai

Ne kemi paralajmëruar prej kohësh se BDI ka patur për mision fshirjen e qindra mijërave shqiptarëve nga statistikat zyrtare, herë duke penguar regjistrimin e popullsisë me Gruevskin, herë duke shpikur me Zaevin kategorinë antikushtetuese të “jorezidentëve”, duke ia atribuuar në mënyrë të rreme fajin Eurostatit.

Sot, Gjykata Kushtetuese e konfirmoi këtë duke shfuqizuar dispozitat e metodologjisë së regjistrimit që ndajnë qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë, duke e shpallur regjistrimin e vitit 2021 si antikushtetues. Për këtë, skllevërit e Gruevskit, argatët e Serbisë duhet të japin llogari.