Këtë e thotë Bekim Qoku nga VLEN… Epo s’vlen! Me të vërtetë s’vlen!
Qartazi kemi të bëjmë me një përpjekje për shantazh institucional, ku fatet e të punësuarve dhe rrogat e tyre po përdoren si mjet për të shuar Inspektoratin e Gjuhëve dhe për ta vendosur atë nën kontroll të Ministrit të Drejtësisë, duke ia shuar përfundimisht statusin e personit juridik, status të cilin e ka për momentin.
Kjo nuk është reformë, është eliminim i pavarësisë institucionale dhe përçmim i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Një hap i radhës për të bërë gjuhën tonë peng të pazareve politike, dhe për ta nxjerrë nga pozita kushtetuese që e garanton.
Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional. Nëse nuk mund ta mbroni, të paktën mos manipuloni. Lëreni ta bëjnë të qetë betejën shqiptarët e vërtetë!